Tifozi i Liverpoolit i shtynë tifozët e Barçës në shatërvan

  • 01 May 2019 - 08:34
Tifozi i Liverpoolit i shtynë tifozët e Barçës në shatërvan

Ndeshja mes Barcelonës dhe Liverpoolit në Camp Nou, që do të zhvillohet sonte, pritet të jetë mjaft interesante. Për këtë arsye, mijëra tifozë anglezë kanë udhëtuar në Barcelonë për ta përcjellë këtë ndeshje.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se tifozët e Liverpoolit janë duke e shijuar veten në qytetin e Barcelonës, veçanërisht në rrugën e famshme La Rambla.

Megjithatë, në dy prej atyre videove shfaqet një sjellje më e keqe e disa prej tifozëve të Liverpoolit. Në videon e parë shfaqet një person duke qëndruar në qoshe të një shatërvani, ndërsa një tifoz i Liverpoolit e shtynë.

Përderisa viktima mbetet plotësisht i lagur, tifozët e Liverpoolit dëgjohen duke qeshur dhe kënduar.

Pastaj, i njëjti tifoz e përsërit këtë veprim edhe një herë, duke e shtyrë tjetrin në shatërvan. 

(Kosova Sot)