Stafi mjekësor ia rrezikoi jetën Vertonghenit, reagon Pochettino

  • 01 May 2019 - 09:29
Stafi mjekësor ia rrezikoi jetën Vertonghenit, reagon Pochettino

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i ka dal në mbrojtje stafit mjekësor të klubit londinez, pasi që këta të fundit u kritikuan për mënyrën se si e trajtuan Jan Vertonghenin për lëndimin e kokës.

Mbrojtësi i Tottenhamit, Jan Vertonghen, mbeti i gjakosur pas një dueli ajror me bashkëlojtarin e tij, Toby Alderweireld, dhe portierin e Ajaxit, Andre Onana, gjatë ndeshjes së mbrëmshme në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilin klubi holandez e fitoi me rezultat 1:0.

Vertonghen mori trajtim të gjatë nga stafi mjekësor dhe pastaj tentoi ta vazhdonte lojën pasi që mjekët i kishin thënë që ishte në gjendje të mirë. Por, ai u detyrua të largohet nga fusha vetëm disa momente më vonë. Ai nuk mund të mbahej në këmbë e madje edhe volli.

Incidenti i së martës e nxiti edhe një herë debatin për mënyrën se si trajtohet lojtarët pas lëndimeve të kokës, pasi që këtë sezon incidente të ngjashme u ndodhën edhe Fabian Scharit, David Ospinas dhe Anthony Lopesit.

“Unë nuk isha i përfshirë. Ishte vendimi i mjekut. Është shumë e rëndësishme që të ndiqen rregullat dhe protokolli për incidente të tilla”, ka thënë Pochettino në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Gjyqtari pyeti dhe veprimi që ne u detyruam ta marrim ishte ta largojmë atë nga lojë sepse nuk ndihej mirë. Tani ai është në rregull, tani është mirë. Ai po ecte në stadium, ishte më i relaksuar”.

“Ne duhet t’i mbajmë sytë te ai dhe ta monitorojmë gjendjen e tij sepse ishte një goditje e rëndë, mirëpo në atë moment ai ishte në rregull. Pikë së pari ne duhet ta mbrojmë integritetin e lojtarit”. 

(Kosova Sot)