Ylli i Ajaxit: O Zot, jam në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

  • 01 May 2019 - 10:31
Ylli i Ajaxit: O Zot, jam në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Ylli brazilian i Ajaxit, David Neres, ende nuk mund ta besojë që është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër që arriti ta fitojë edhe ndeshjen e parë në kuadër të kësaj faze, kundër Tottenhamit.

Gjiganti holandez, Ajaxi, e bëri një hap të madh përpara drejt asaj që mund të jetë finalja e tyre e parë në Ligën e Kampionëve që nga viti 1996. Këtë hap ata e morën duke fituar ndaj Tottenhamit me rezultat 1:0 në ndeshjen e mbrëmshme në Londër.

Ajax – i cili e eliminoi kampionin e tri sezoneve të fundit radhazi të Ligës së Kampionëve, Real Madridin, dhe Juventusit në rrugëtimin drejt gjysmëfinales – do ta marrë epërsinë e një goli për ndeshjen kthyese në Amsterdamit, falë golit të shënuar nga Donny van de Beek në minutën e 15-të të ndeshjes.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, braziliani Nerez bëri të ditur se ai ende s’mund ta besojë atë që ka arritur me skuadrën e tij.

“Nuk mendoj se mund ta besoj as tani. Nganjëherë ndalem dhe mendoj: “O Zot, jam në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por, ne erdhëm këtu me mëritë dhe do ta japim maksimumin”, ka thënë Neres.

“Siç e panë të gjithë sonte, ne luftuam shumë dhe luftuam në maksimum deri ën fund të ndeshjes për ta mbajtur rezultatin. Tani i kemi edhe 90 minuta të tjerë deri në finale. Le të ndeshemi edhe një herë për ta bërë ëndrrën tonë realitet”.

“Është e mrekullueshme! Nuk kam asnjë fjalë për ta përshkruar këtë ndjenjë. Gjithmonë në kohën e ndeshjes, kur jam në hotel, ha bukë dhe bëhem gati për ndeshje… ndalem dhe mendoj: gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve”.

“Është e pabesueshme, por siç thashë edhe më parë: kemi arritur deri këtu me meritë dhe do të sigurohemi që t’ia vlejë barra qiranë”. 

(Kosova Sot)