De Ligti mund ta refuzojë Barcelonën për Man Unitedin shkaku i parave

  • 01 May 2019 - 10:49
De Ligti mund ta refuzojë Barcelonën për Man Unitedin shkaku i parave

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Lift, dëshiron t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo agjenti i tij do të preferonte që ai të transferohej në Manchester United, Bayern Munich ose Juventus.

Matthijs de Ligt ka shkëlqyer për gjigantin holandez këtë sezon, duke i ndihmuar skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag ta arrijë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe të jetë afër titullit të Eredivisie, nivelit të parë të futbollit në Holandë, shkruan FourFourTwo.

El Mundo Deportivo raporton se mbrojtësi 19-vjeçar është i gatshëm t’i bashkohet bashkëlojtarit të tij, Frenkie de Jongut, në Camp Nou sapo të përfundojë ky sezon.

Megjithatë, plani i agjentit të tij, Mino Raiolas, dëshiron që klienti i tij të transferohet te ndonjë klub më profitabil në aspektin financiar, siç është Manchester Unitedit apo edhe Bayern Munichu ose Juventusi.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka qëllim ta bëjë një revolucion në skuadrën e Manchester Unitedit këtë verë. Në listën e tij të prioriteteve, përforcimet në fazën e mbrojtjes renditen mjaft lart.

Trajnerit norvegjez i pëlqen mjaft shumë De Ligti, mirëpo ai dëshiron që ta përforcojë mbrojtjen edhe me një mbrojtës të krahut të djathtë.

Kapiteni i Ajaxit i ka bërë 51 paraqitje këtë sezon dhe gjatë tyre i ka shënuar gjashtë gola, përfshirë këtu golin e fitores në ndeshjen kthyese kundër Juventusit, që i kualifikoi holandezët në gjysmëfinale. 

(Kosova Sot)