Formacionet e mundshme: Barcelona – Liverpool

  • 01 May 2019 - 11:48
Formacionet e mundshme: Barcelona – Liverpool

Barcelona do të presë Liverpoolin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në çerekfinale, skuadra e Jurgen Klopp triumfoi me rezultat të përgjithshëm 6-1 kundër Portos ndërsa Barcelona triumfoi 4-0 ndaj Manchester Unitedit.

Katalunasit e siguruan kurorën e La Ligas të shtunën për herë të katërt në pesë vjetët e fundit dhe Liverpool është një pikë pas Manchester Cityt në garën për titullin e Ligës Premier.

Liverpooli po synon të zgjasë rekordin e të pamposhturve ndërkohë që skuadra e Ernesto Valverde po ndjek tripletën këtë vit.

Theksojmë se kjo është hera e parë që Philippe Coutinho do të luajë kundër ish-skuadrës, Liverpoolit.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Suarez dhe Coutinho.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Mane dhe Firmino (Origi). 

(Kosova Sot)