Juventusi ka kontaktuar Guardiolën

  • 01 May 2019 - 11:51
Juventusi ka kontaktuar Guardiolën

Juventusi është në bisedime me trajnerin spanjoll të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Radio Crc ka bërë një njoftim sensacional duke pohuar se bardhezinjtë do të nisin sezonin e ri me një strateg tjetër dhe jo me Max Allegrin.

“Më 8 mars, pati një takim të parë mes Juventusit dhe Guardiolë”, zbuloi radio italiane.

“Në atë kohë, ishte vetëm diskutime, por tani negociatat janë në proces. Dy palët do ta zyrtarizojnë marrëveshjen në fund të majit, më së largu gjatë ditëve të para të qershorit”, raportohet më tutje.

Theksojmë se trajneri italian, Allegri ka kontratë valider deri në vitin 2020, ndërsa Guardiola është i lidhur me Citizens deri në vitin 2021.

Ndryshe, Juve tashmë është shpallur kampion në Itali ndërsa City duhet të fitojë në dy ndeshjet e fundit në Ligën Premier për të arritur tek titulli i dytë rresht. 

(Kosova Sot)