Erik Ten Hag dikur udhëhoqi ekipin rezervë, sot Bayerni po e kërkon për ekipin e parë

  • 01 May 2019 - 12:43
Erik Ten Hag dikur udhëhoqi ekipin rezervë, sot Bayerni po e kërkon për ekipin e parë

Bayern Munich është në kërkim të një trajneri të ri për objektivat e sezonit të ardhshëm.

Niko Kovac nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit bavarez dhe kështu do të largohet në fund të kampionatit gjerman.

E përditshmja gjermane, BILD, shkruan sot se rekordmeister tashmë kanë gjetur një zëvendësues të trajnerit kroat.

Sipas pretendimeve të tyre, udhëheqësit e Bayernit po konsiderojnë seriozisht angazhimin e trajnerit të Ajaxit, Erik Ten Hag, strategu i cili në mënyrë fantastike po e udhëheq gjigantin nga Amsterdami.

(Kosova Sot)