Majlinda Kelmendi nominohet në “Global Woman Summit”

  • 01 May 2019 - 13:34
Majlinda Kelmendi nominohet në “Global Woman Summit”

Majlinda Kelmendi është njëra ndër pesë gratë kosovare të nominuara për çmimin e gruas me më së shumti ndikim në Kosovë nga Samiti Global i Gruas.

Përveç Majlinda Kelmendit, të nominuara për këtë çmim janë edhe Mirlinda Kusari – Purrini, Zana Krasniqi, Mimoza Thaqi dhe Adelina Ismaili.

“Majlinda Ismet Kelmendi është xhudiste kosovare dhe kampione e dyfishtë botërore me dy tituj evropian. Ajo garon në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë”, shkruhet në përshkrimin e Kelmendit në Global Woman Summit.

“Në vitin 2014, Majlinda e kryesoi listën e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Lista e Prestigjit Botëror. Ajo u dekorua nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga”.

Këtu mund të votoni për fituesen në këtë kategori.

Më 7 gusht të vitit 2016, Majlinda Kelmendi u bë kosovarja e parë që arrin të fitojë medalje të artë në Lojërat Olimpike, pas triumfit në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero.

Global Summit Woman ndan çmime të tilla jo vetëm për Kosovë, por edhe për shtete si Suedia, Italia, Gjermania, Belgjika e Holanda. 

(Kosova Sot)