Eriksen, marrëveshje me Realin

  • 01 May 2019 - 13:36
Eriksen, marrëveshje me Realin

Gjiganti spanjoll e ka marrë “aminin” nga futbollisti danez, i mbetet ta bind Tottenhamin

Christian Eriksen ka arritur marrëveshje me Real Madridin për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” gjatë verës.

Sipas mediumit spanjoll “AS”, negociatat ndërmjet “Los Blancos” dhe Tottenhamit tashmë kanë nisur, derisa ylli danez tashmë e ka dhënë “aminin” për t’iu bashkuar kampionit evropian.

Futbollisti ofanziv, i cili në muajin mars zbarkoi në Kosovë me Kombëtaren e Danimarkës, në Madrid pritet të paguhet 4 milionë euro në vit.

Kontrata aktuale e Eriksenit me Tottenhamin skadon në vitin 2020, ndërsa vlera e tij është afro 150 milionë euro.

Eriksen është sot njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë. 

(Kosova Sot)