ZYRTARE: Në këtë stadium do të luhet ndeshja Angli – Kosovë

  • 01 May 2019 - 13:41
ZYRTARE: Në këtë stadium do të luhet ndeshja Angli – Kosovë

Stadiumi “St Mary’s Stadium” është konfirmuar të mërkurën si arena që do ta presë ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020

Stadiumi “St Mary’s Stadium” është konfirmuar të mërkurën si arena ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës më 10 shtator të këtij viti, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

Ky stadium ishte në opsion qysh në fillim të muajit prill, pak para se të vendosej që kjo ndeshje të mos luhet në stadiumin historik “Wembley”.

Ndërkaq, sot erdhi vendimi përfundimtar që kjo lojë të luhet në stadiumin e Southamptonit, ku “Tre Luanët” do të luajnë për herë të parë pas 17 vjetësh.

Drejtuesit e stadiumit dhe Federata Angleze e Futbollit ishin duke e pritur aprovimin nga UEFA, i cili u bë zyrtar vetëm sot.

Anglia kishte luajtur për herë të fundit në këtë stadium në tetor të vitit 2002, në barazimin 2:2 me Maqedoninë, ku kishin shënuar David Beckham e Steven Gerrard.

Në këtë stadium ndërkohë ka luajtur Anglia U-21.

Kurse, Anglia A kishte luajtur nga tetori i vitit 2006 në “Wambley”, ndërsa ka provuar ndeshje miqësore edhe në stadiumet “Elland Road” e “King Poëer Stadium” vitin e kaluar.

(Kosova Sot)