PSG-ja, e gatshme ta mbulojë De Gean në ar

  • 01 May 2019 - 14:00
PSG-ja, e gatshme ta mbulojë De Gean në ar

David de Gea i Manchester Unitedit e kryeson listën e lojtarëve që Paris Saint-Germaini dëshiron t’i transferojë gjatë afatit kalimtar të verës. Klubi i Ligue 1 është i gatshëm të shpenzojë shumë para për spanjollin.

Negociatat e David de Geas për rinovimin e kontratës me Manchester Unitedit nuk kanë rezultuar të suksesshme deri më tani. Kontrata aktuale është e vlefshme vetëm deri në verën e vitit 2020, që do të thotë se De Gea mund të largohet si transferim i lirë në fund të sezonit të ardhshëm.

Sipas të përditshmes angleze, Daily Star, Paris Saint-Germaini është i gatshëm t’ia ofrojë portierit spanjoll në pagë vjetore prej 24 milionë eurosh.

Gianluigi Buffon erdhi në stadiumin Parc des Princes verën e vitit të kaluar, pasi që parisienët e kishin synim ta sundojnë Evropën. Por, ky transferim është konsideruar si dështim dhe drejtuesit e PSG-së tani e duan De Gean.

Spanjolli nuk ka nënshkruar deri më tani kontratë të re me Manchester Unitedin pasi që klubi anglez nuk ia ka plotësuar kërkesat për pagë. Këtë problem De Gea s’do ta ketë në Paris Saint-Germain, nëse vendos të transferohet atje.

Kontrata e De Geas në Old Trafford pritej të përfundonte këtë verë, megjithatë “Djajtë e kuq” e shfrytëzuan një klauzolë në kontratën e tij për ta mbajtur spanjollin edhe për të paktën një vit në skuadër.

Mediat spanjolle kanë raportuar gjatë kohës së fundit edhe për interesim të Real Madridit për De Gean, përkundër që “Los Blancos” e transferuan Thibaut Courtois gjatë verës së kaluar dhe e kanë në skuadër edhe Keylor Navasin.

(Kosova Sot)