Dështon Firmino

  • 01 May 2019 - 14:14
Dështon Firmino

Roberto Firmino sic duket nuk do ia dal të luajë në takimin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës pas “dështimit të një testi mjekësor”, shkruan The Sun. Të martën, Jurgen Klopp kishte lënë të kuptohet se ylli brazilian, 27 vjeç, mund të luante një rol në Camp Nou – por vetëm nëse ai ishte “100 për qind” i aftë.

Firmino humbi fitoren 5-0 ndaj Huddersfield pas një lëndimi dhe duket se do të jetë gjithashtu rezervist në ndeshjën ndaj Barcelonës. Raportet në Spanjë gjithashtu pohojnë se ish-sulmuesi i Hoffenheim-it u testua gjatë mëngjesit të sotëm dhe është konsideruar i pa përshtatshëm për të luajtur. Ende ka një shans të vogël për rikthim, pasi ati iu është caktuar të ketë një tjetër test rreth mesditës.

Klopp kishte thënë më herët: “Nëse Bobby është 100 për qind i gatshëm për të luajtur, atëherë ai ndoshta do të luajë”.

(Kosova Sot)