Tifozët e Liverpoolit i sulmojnë policët në Barcelonë

  • 01 May 2019 - 14:20
Tifozët e Liverpoolit i sulmojnë policët në Barcelonë

Liverpooli është duke u përgatitur për përballjen me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet sonte në Camp Nou. Megjithatë, një numër i tifozëve e kanë zhgënjyer klubin anglez me sjelljen e tyre. Rreth pesë mijë tifozë të Liverpoolit kanë udhëtuar në Barcelonë për ta përcjellë nga afër klubin e tyre të preferuar. Fillimisht ishin publikuar dy video ku shihej një tifoz i Liverpoolit duke i shtyrë në një shatërvan disa tifozë të Barcelonës. Megjithatë, tani raportohet se ky nuk është incidenti i vetëm që e shkaktuan tifozët anglezë në Spanjë.

Për më tepër, dy punëtorë në hotelin Plaça Reial u sulmuan nga tifozët e klubit anglez dhe atyre iu nevojit trajtim mjekësor. Sipas të përditshmes spanjolle, Mundo Deportivo, gjashtë tifozë të Liverpoolit janë arrestuar pas problemeve që i shkaktuan në Plaça Reial. Këto arrestime raportohet se u bënë pasi tifozët e Liverpoolit i gjuajtën tifozët me kanaçe birrash. Drejtori ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter për t’u kërkuar tifozëve që të sillen mirë gjatë kohës sa janë në Barcelonë.

(Kosova Sot)