Të gjjithë pas yjeve të Ajax-it

  • 01 May 2019 - 14:54
Të gjjithë pas yjeve të Ajax-it

Në sfidën e parë gjysmëfinale të Championsit, Tottenham-Ajax 0-1, pati shumë vëzhgues të skuadrave të mëdha në stadium, ndër të cilët ishte edhe drejtuesi i Interit, Piero Ausilio, që interesohej për elementë të veçantë të “harkëtarëve”. Në krye të listës është mbrojtësi argjentinas, Tagliafico, që mbetet prioritet për përforcimin e repartit të pasmë te zikaltrit. Edhe pse vetë futbollisti ka shprehur interesin që ka për t’u transferuar në Premier League, Ausilio pritet të hidhet në sulm me një ofertë konkrete, për ta bindur mbrojtësin të nisë një eksperiencë të re në Serinë A.

Për Tagliafico ka interesim serioz edhe nga Roma, por tek Interi besojnë se do ta mposhtin konkurrencën e verdhekuqve për të mbërritur te lojtari i Ajaxit.Në fakt, përplasja mes Romës dhe Interit është edhe për talentin Hakim Ziyech, që po udhëheq sulmin e “harkëtarëve” në Champions.

Të tjera emra që pëlqehen nga skuadra kryeqytetase janë edhe David Neres e van de Beek, për të cilët mund të ketë përplasje me Interin. Objetivi i zikaltërve është ta zgjerojë rrezen e veprimit, duke menduar jo vetëm për të ardhmen e afërt.

(Kosova Sot)