Tronditët futbolli Iker Casillas pëson infarkt

  • 01 May 2019 - 16:36
Tronditët futbolli Iker Casillas pëson infarkt

Një lajm tronditës vjen nga Portugalia, portieri i Porto, Iker Casillas është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas informacioneve të para, spanjolli është dërguar në qendrën shëndetësore "CUF Porto Hospital" për shkak të problemeve në zemër gjatë një seance stërvitore me Porton. Bëhet me dije se 37-vjeçari ka kaluar një infarkt, por tani është jashtë rreziku për jetën. Gjendja e tij është normalizuar dhe në këto momente është nën kontrollin e mjekëve, por sezoni i tij në Portugali përfundon këtu.

(Kosova Sot)