Ozil flet për të ardhmen e vet

  • 01 May 2019 - 16:38
Ozil flet për të ardhmen e vet

Mesut Ozil ka këmbëngulur se është shumë i lumtur në Arsenal dhe se dëshiron të qëndrojë në klubin londinez edhe sezonin e ardhshëm.Mesfushori gjerman me prejardhje turke i ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me klubin, por vazhdimisht është përfolur për largimin e tij nga Arsenali.

Megjithatë, trajneri Unai Emery tha së fundmi se është shumë i lumtur që Ozil i ishte përgjigjur kërkesave të tij për të treguar më shumë vazhdimësi.I pyetur nëse dëshiron të qëndrojë në Arsenal, Ozil tha: “Patjetër. I kam edhe dy vite tjera në kontratë. Nuk e di se çfarë ndodh pas kësaj ama i kam edhe dy vite”.

I pyetur nëse është i lumtur, ai tha: “Po. Pse jo? Jam 30 vjeç tani, ende i kam edhe disa vite për të luajtur dhe natyrisht se i takon edhe klubit të vendosë, por i kam edhe dy vite në kontratë e pas kësaj nuk e di çfarë ndodh”.Edhe pse e pranoi se është i inatosur që nuk po luan në çdo ndeshje, Ozil këmbënguli se nuk ka probleme me Emeryn apo politikat e tij.“Jo, nuk kam probleme me Emeryn. Patjetër që jo. Gjithmonë ka thashetheme. Të gjithë brenda klubit e dinin se gjendja është pozitive”, shtoi ai.

(Kosova Sot)