Messi në kërkim të një viktime tjetër angleze

  • 01 May 2019 - 17:13
Messi në kërkim të një viktime tjetër angleze

Barcelona do ta mirëpresë Liverpoolin në Camp Nou të mërkurën mbrëma për ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve, me Lionel Messin në kërkim të një viktime tjetër angleze.

Ikona argjentinase i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kritikëve në fillim të karrierës së tij se ai nuk mund të shënojë ndaj klubeve angleze. Momentalisht, vetëm Liverpooli është ekipi me të cilin ai është përballur në ta kaluarën dhe nuk ka qenë në gjendje t’i shënojë gol. Në 32 ndeshje kundër klubeve të Premierligës në Ligën e Kampionëve, 31-vjeçari i ka shënuar 24 gola, përfshirë dy kundër Manchester Unitedit në çerekfinale të këtij edicioni të garës.

Messi është i etur ta fitojë Ligën e Kampionëve përsëri dhe është i vetëdijshëm se i duhet të kryejë punë ndaj skuadrës së Jurgen Kloppit për ta arritur synimin e tij këtë sezon.Ekipi anglez të cilit i ka shënuar më së shumti ai është Arsenali, nëntë gola. Pastaj vijnë dy klubet e Mançesterit.Në 180 minuta kundër Liverpoolit në sezonin 2006/07, Messi nuk ka arritur të shënojë. Ai, megjithatë, do t’i ketë edhe 180 minuta të tjerë tani për ta bërë këtë.

(Kosova Sot)