Iker Casillas operohet në zemër

  • 01 May 2019 - 18:20
Iker Casillas operohet në zemër

Iker Casillas i është nënshtruar një operacioni të vogël, një kateterizimi kardiak, menjëherë pasi u pranua në spital pas një sulmi të vogël në zemër gjatë një seance stërvitore me Porton të mërkurën në mëngjes.Klubi i tij Porto, njoftoi se 37-vjeçari fitues i Kupës së Botës me Spanjën më 2010, është mirë dhe në gjendje stabile, shkruan Gazeta Express.

“Iker Casillas pësoi një infarkt akut miokardit gjatë seancës stërvitore të mërkurën në mëngjes. Seanca stërvitore u ndërpre menjëherë për ta parë gjendjen e portierit të Portos, i cili momentalisht ndodhet në spital. Casillas është mirë dhe në gjendje stabile dhe problemi me zemër është rregulluar”, thuhet në njoftimin e Portos. Sipas mediave spanjolle, ish-legjenda e Real Madridit i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, kateterizim kardiak, dhe po mbikëqyret por është jashtë rrezikut për jetë.

Casillas do t’i mbushë 38 vjet këtë muaj dhe ka qenë pjesë e Portos që prej vitit 2015 dhe sapo e ka rinovuar kontratën me klubin portugez për një sezon, me opsion për të paktën edhe një vit tjetër.

(Kosova Sot)