Inter-i marrëveshje me United për mbrojtësin e lënë në harresë nga Solskjaer

  • 01 May 2019 - 19:36
Inter-i marrëveshje me United për mbrojtësin e lënë në harresë nga Solskjaer

Mbrojtësi Matteo Darmian, që luan në Premier League me skuadrën e Manchester United, mund të rikthehet këtë verë në Serinë A. Skuadra e Interit ka shënjestruar lojtarin, kontrata e të cilit me “djajtë” skadon pas një viti.

Palët kanë nisur bisedimet dhe duket se ato po shkojnë në drejtimin e duhur.Lojtari, që në “Old Trafford” ka luajtur 60 ndeshje dhe realizuar vetëm 1 gol, mund të rikthehet në Serinë A pas 4 vitesh (luan me “djajtë” që prej vitit 2015). Për të marrë Darmian, Inter duhet të paguajë 10 milionë euro.

Vlera e kartonit të mbrojtësin 29-vjeçar është ulur ndjeshëm, ndaj Beppe Marotta synon ta sjellë në Serinë A, lajm që konfirmohet nga e përditshmja “The Sun”. Këtë sezon, Darmian ka luajtur vetëm 6 ndeshje me Manchester United dhe trajneri Solskjaer nuk e ka përfshirë në planet për të ardhmen.

(Kosova Sot)