Shijojeni golin spektakolar të Messit i xhiruar nga tribunat

  • 01 May 2019 - 23:44
Shijojeni golin spektakolar të Messit i xhiruar nga tribunat

Lionel Messi e ka arritur edhe një rekord tjetër në karrierën e tij legjendare, duke e shënuar golin e tij të 600-të për Barcelonën me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Messi e shënoi golin e tij të 599-të më herët në ndeshje, duke e vjedhur një top të kthyer në zonën e Liverpoolit pasi Luis Suarez e kishte goditur shtyllën dhe duke e futur atë në rrjetë, para se ta bombardonte portën e Alisson Becker nga mbi 30 metra largësi pak momente më vonë.

(Kosova Sot)