Milot Rashica lutet për Casillasin, që pësoi sulm në zemër

  • 02 May 2019 - 09:50
Milot Rashica lutet për Casillasin, që pësoi sulm në zemër

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica i është bashkuar lutjeve për Iker Casillasin, i cili pësoi sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij Porto të mërkurën në mëngjes.

Klubi portugez njoftoi se gjendja shëndetësore e portierit spanjoll është e mirë dhe stabile dhe se problemi i tij me zemër është rregulluar.

Pasi e mori këtë lajm, Milot Rashica e publikoi një fotografi bashkë me Casillasin në llogarinë e tij në Instagram, bashkangjitur me disa emotikone për të bërë të ditur se po lutet për spanjollin.

(Kosova Sot)