Mbrojtësi anësor i Liverpoolit: E mbrojtëm Messin relativisht mirë

  • 02 May 2019 - 12:32
Mbrojtësi anësor i Liverpoolit: E mbrojtëm Messin relativisht mirë

Andy Robertson e ka cilësuar Lionel Messin lojtarin më të mirë në botë, mirëpo shtoi se Liverpooli bëri punë relativisht të mirë për t’u mbrojtur kundër tij në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.

Messi i shënoi dy gola në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme, duke i ndihmuar Barcelonës të fitojë kundër Liverpoolit me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Premierligës i humbi disa raste të mira për të shënuar gol. Ata dukej se ishin në kontroll të ndeshjes deri në momentin kur Lionel Messi e shënoi golin e tij të parë, e vetëm shtatë minuta e shënoi edhe të dytin, këtë herë nga gjuajtja e lirë.

Robertson beson se Liverpooli u mbrojt relativisht mirë kundër Messit dhe ai shpreson se skuadra e tij do të arrijë ta mbajë argjentinasin të heshtur për ndeshjen kthyese, e cila do të zhvillohet të martën në “Anfield”.

“Ne e dimë sa i mirë është ai. Nuk do ta fshehim këtë gjë. Ai është futbollisti më i mirë në botë, por unë mendoj se ne u mbrojtëm relativisht mirë kundër tij”, ka thënë Robertson.

“Ai e shënoi një gol të lehtë, dhe pastaj… shikoni, goli nga gjuajtja e lirë ishte i klasit botëror dhe nuk ke çfarë të bësh në raste të tilla. Por, sa shpesh e ka bërë ai një gjë të tillë?”

“Shikoni, ai është lojtar i klasit botëror, por shpresoj se ne do të arrijmë ta mbajmë atë të heshtur për ndeshjen kthyese të së martës. Le ta shohim çfarë mund të bëjmë”.

(Kosova Sot Online)