Hilja e Messit, e zhvendosi topin më afër portës për gjuajtjen e lirë

  • 02 May 2019 - 12:39
Hilja e Messit, e zhvendosi topin më afër portës për gjuajtjen e lirë

Lionel Messi i la të gjithë të pranishmit në Camp Nou të mahnitur me golin e tij të dytë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit. Megjithatë, ai e kishte lëvizur për disa centimetra më afër portës topin, në krahasim me pozitën ku kishte ndodhur ndërhyrja.

Argjentinasi 31-vjeçar arriti ta godasë topin në mënyrë të përsosur për të shënuar në qoshen e lartë të portës, duke e mposhtur portierin e Liverpoolit, Alisson Beckerin, për të dytën herë në fitoren 3:0 të Barcelonës.

Megjithatë, një gazetar e ka vërejtur që Messi e kishte lëvizur topin më afër portës në krahasim me pozitën ku ishte bërë ndërhyrja. Për më tepër, argjentinasi e kishte vendosur topin edhe më afër qendrës.

(Kosova Sot Online)