Kush po e dëshiron Mullerin?

  • 02 maj 2019 - 14:33
Kush po e dëshiron Mullerin?

Sulmuesi gjerman i Bayern Munichut, Thomas Muller ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha italiane, Interit dhe Milanit. Pretendohet se fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë nuk është plotësisht i lumtur në Bavari dhe mund të jetë i hapur për një largim nga Bayerni.

Këtë dëshirë thuhet se mund t’ia bëjnë realitet dy klube të mëdha nga Serie A që janë të interesuara në transferimin e gjermanit.

Sipas revistës së njohur Kicker, Interi dhe Milani janë të interesuar të nënshkruajnë me Mullerin nga Bayerni. Ky medium gjithashtu shton se është e mundshme që klubet angleze gjithashtu të jenë në interesuara për transferimin e 29-vjeçarit.

Ndryshe Muller në këtë sezon ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar 14 asistime.

(Kosova Sot Online)