Yllit të Barcelonës iu plaçkit shtëpia gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit në Champions

  • 02 May 2019 - 15:21
Yllit të Barcelonës iu plaçkit shtëpia gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit në Champions

Shtëpia e Arthur Melo është plaçkitur gjatë kohës kur mesfushori brazilian ishte në Camp Nou për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Barcelonës kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma.

Image

Disa plaçkitës u futen vjedhurazi në shtëpinë e tij në Barcelonë në kohën e ndeshjes.

Edhe pse u raportuar se vëllai i Arthur ishte kërcënuar me hanxhar dhe kaçavidë, gazeta spanjolle Marca konfirmon se familja e lojtarit është mirë dhe se vëllai i tij ka qenë prezent në Camp Nou në kohën e plaçkitjes.

Hajnat ishin futur në shtëpinë e tij përmes dritares dhe kanë plaçkitur sende të ndryshme, si orë dhe stoli.

Philippe Coutinhos dhe Kevin-Prince Boatengut u janë plaçkitur shtëpinë këtë sezon.  

(Kosova Sot Online)