PSG hap kasafortën dhe rrëmben dy lojtarë!

  • 02 May 2019 - 15:55
PSG hap kasafortën dhe rrëmben dy lojtarë!

PSG ka përjetuar një sezon të dështuar! Ekipi parisien ka fituar vetëm kampionatin, ndërsa ka humbur Kupën dhe është eliminuar në 1/18 e Ligës së Kampionëve. Francezët kanë nisur që tani duke menduar për sezonin e ardhshëm dhe presidenti Al-Khelaifi nuk do të kursejë milionat, ashtu si çdo merkato tjetër.

Numri një i klubit pëlqen shumë futbollistin e Ajax-it, Donny Van De Beek. Ky i fundit ka spikatur me holandezët, pavarësisht se ka mbetur paksa në hijen e De Ligtit dhe De Jongut. Trajneri Thomas Tuchel nëse qëndron, ka dhënë miratimin e tij. "Canal +" raporton se PSG do të derdhë në arkat e klubit të Ajax-it 60 milionë euro për të rrëmbyer 22-vjeçarin.

Emri tjetër që pritet të mbërrijë në kryeqytetin francez është ai i Allan. Mesfushori i Napolit shihet si personi i duhur për të zëvendësuar Rabiotin. Ai është një dëshirë e madhe e Tuchelit. Drejtuesit e PSG-së kanë folur me agjentët e tij. 28-vjeçari kërkon një eksperiencë të re pas 4 vitesh të kaluara te Napoli. Transferimi po shkon në rrugën e duhur, pasi lojtari dhe klubi janë dakord, ndërsa tashmë pritet miratimi i Napolit.

(Kosova Sot Online)