Supergoli i Messit "çmend" komentatorët anglezë

  • 02 May 2019 - 17:04
Supergoli i Messit

Një tjetër natë magjike! Kështu mund të përshkruhet takimi i mbrëmjes së djeshme mes Barcelonës dhe Liverpool, me Lionel Messin që nxori nga repertori perlat e radhës.

Dy gola fantastik, për një fitore 3-0 që e afron Barcelonën akoma dhe më shumë me finalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë për klube, UEFA Champions League. TriumfI i cili i ka gëzuar të gjithë, madje edhe dy anglez.



Rio Ferdinand dhe Gary Lineker janë zgjedhur si komentator të rrjetit televiziv, "BT Sport TV" dhe e kanë shfrytëzuar këtë moment për të shfryrë dufin ndaj rivalëve të Liverpool.

Ekzekutimi perfekt i goditjes së dënimit nga "pleshti" argjentinas ngriti në delir dy ish-futbollistët, diçka e cila shihet edhe në videon që po bën xhiron e botës.

Kujtojmë që në të kaluarën e tyre, Ferdinand ka luajtur me Manchester United ndërkohë që Lineker është aktivizuar me skuadrën rivale të qytetit të Liverpool, Evertonin.

(Kosova Sot Online)