A do të ishte provokim nëse Barcelona e feston titullin në Cibeles?

  • 02 May 2019 - 18:13
A do të ishte provokim nëse Barcelona e feston titullin në Cibeles?

Tifozët e Barcelonës kërkojnë që në rast triumfit në finale të Champions League, të festojnë titullin në Cibeles, në sheshin kryesor të Madridit, aty ku feston ekipi i Realit. Leo Messi me golat e tij të 599-të dhe 600-të në karrierë, si dhe Luis Suarez me një tjetër, ia siguruan Barcelonës një fitore shumë të madhe ndaj Liverpoolit (3-0) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në “Camp Nou”, që i jep gjigantit të La Ligës një epërsi tejet komanduese para ndeshjes kthimit pas një jave.

Në Spanjë, tashmë e konsiderojnë Barcelonën finalsite dhe tani kanë nisur të mendojnë edhe për gjëra më të mëdha. Sipas “El Chiringuito de Jugones”, Barça po mendon që të festojë titullin në sheshin kryesor të Madridit, aty ku Reali gjithmonë feston, Cibeles, kuptohet në rast të një triumfi në finale në “Wanda Metropolitano”.

“El Chiringuito de Jugones” ka pyetur tifozët në Madrid për këto lajme që po qarkullojnë. “A do të ishte provokim nëse Barcelona e feston titullin në Cibeles?”, kjo pyetje i është bërë shumë fansave, të cilët janë të njëzëshëm: “Po, do të jetë provokim nëse e bëjnë këtë!”.Ndërsa, tifozët e Barcelonës, shpresojnë që në rast triumfi në finale të Champions League, të festojnë në shtëpinë e rivalit të përbetuar, Real Madridit.

Barça, që tashmë e ka fituar titullin në La Liga, është edhe në finale të Kupës së Mbretit dhe po lufton për tripletën, që do të ishte hera e tretë në histori që arrin diçka të tillë.

(Kosova Sot Online)