Zidane nuk llogarit në të, Juventusi pas Dani Ceballos

  • 02 May 2019 - 18:13
Zidane nuk llogarit në të, Juventusi pas Dani Ceballos

Dani Ceballos u bashkua me Real Madridin dy vite më parë nga Real Betis me shumë bujë.

Mesfushori spanjoll është ndër më të talentuarit në La Liga në pozitën e tij, por ka dështuar të gjejë vetën te Los Blancos.

Me rikthimin e Zidanes në krye të klubit, gjasat që ai të luaj janë zbehur edhe më shumë, pasi francezi nuk llogarit në shërbimet e Ceballos.

E ardhmja e mesfushorit 22-vjeçar mund të jetë në kampionatin italian Serie A.

Dani Ceballos dhe Isco .

Janë kampionët e ri të Italisë, Juventus që janë vënë në ndjekje të lojtarit.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë 30 milionë euro për transferimin e Ceballos.

Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Napoli, Arsenal, Tottenham e Liverpool.

(Kosova Sot Online)