“Klopp dhe Pochettino 4-5 vite pa trofe? Në Itali do t’i kishin vrarë”

  • 02 May 2019 - 18:18
“Klopp dhe Pochettino 4-5 vite pa trofe? Në Itali do t’i kishin vrarë”

 

Trajneri i përfaqësueses italiane Roberto Mancini ka folur për Tutti Convocati për një sërë çështjesh, duke përfshirë Italinë e tij, Lionel Messi dhe gjendjen e trajnerëve të futbollit. “Messi? Mendoj se mesi është në një nivel me Maradona-n, por në kohën time ka qenë më e vështirë pasi mbrojtësit ishin më të ashpër dhe shkaktonin më shumë faulle.

A ishte ideja ime për të përfshirë kaq shumë të rinj tek Italia? Kur u emërova si trajneri i kombëtares situata ishte e vështirë dhe duhet të bënim diçka ndryshe për të tashmen dhe të ardhmen. Menduam se ishte koha e duhur t’i jepnim shansin disa lojtarëve të panjohur. Balotelli? Nga ai pres të punojë te pikët e dobëta, kur të kompletohet do ta thërras.

Image
Roberto Mancini

Trajnerët në Itali? E dimë që këtu gjithmonë ekzagjerohet situata; Pochettino dhe Klopp kanë nga 4 apo 5 vite tek ekipet e tyre dhe nuk kanë fituar asgjë, në Itali do t’i kishin vrarë.”

(Kosova Sot Online)