Vidal: Juventusi më zhgënjeu pasi i doja në finale, Messi është i jashtëzakonshëm

  • 02 May 2019 - 19:38
Vidal: Juventusi më zhgënjeu pasi i doja në finale, Messi është i jashtëzakonshëm

Barcelona ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Liverpoolit 3-0.

Kësisoj kataluansit janë pranë kalimit në finale dhe njëri nga lojtarët që ka shkëlqyer këtë edicion ka qenë Arturo Vidal.

Mesfushori kilian ka shkëlqyer me fanellën e katalunasve në vitin 2019, edhe pse fillimi i tij ishte i vështirë.

Por Vidal ka thënë se është i zhgënjyer nga ish-skuadra e tij Juventusi, pasi i dëshironte në finalen e Ligës së Kampionëve. 

“Jam i zhgënjyer nga Juventusi, mendoja se do të shkonin në finalen e Ligës së Kampionëve. Më kanë befasuar për futbollistët që kanë, më vjen keq që janë eliminuar”, tha Vidal.

“Tani po mendoj vetëm për fitimin e Ligës së Kampionëve”.

Kiliani ka folur edhe për bashkëlojtarin e tij Lionel Messin, të cilin e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm.

“Messi është i jashtëzakonshëm. Jo vetëm që bën gola, por ndihmon edhe në fazën defensive, në presing. Jam shumë i lumtur të luaj përkrah tij”, përfundoi kiliani.

(Kosova Sot Online)