Kush mund ta shpëtojë Lirinë sipas Hashani

  • 02 May 2019 - 19:49
Kush mund ta shpëtojë Lirinë sipas Hashani

 

Jemi në prag të mbylljes së kampionatit të Kosovës në futboll, derisa dilema se kush do të mbijetojë në shoqërinë elite mbetët shumë e madhe. Një në bisedë për “Kosova Sot Online”, ish futbollisti i mirë njohur kosovar, Erdin Hashani ka thënë se Liria është skuadra më rrezikuar dhe vetëm mrekullia mund ta shpëtojë.

375730

“Liria është skuadra tani për tani më e rrezikuara për të rënë direkt nga liga, vetëm ndonjë mrekulli mund ta shpëtojë. Ajo duhet ti fitojë që të gjitha ndeshjet e mbetura e kjo është e pamundur, prandaj po them vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”, ka thënë Hashani për “Kosova Sot Online), duke folur më pas për ekipet që mund të luajnë në barazh.

“Ndërsa skuadrat të cilat po luftojnë për t’i ikur barazhit janë Ferizaj, Flamurtari, Ballkani dhe kisha me thënë edhe Gjilani. Nëse e shohim formën e Ferizajt atëherë është nga këto tri skuadra që i kisha jep përparësi sepse është në formë të mirë dhe mund që t’i barazhit.

Image

Gjilani me Flamurtarin e kanë përballjen direkte dhe nëse Flamurtari merr një rezultat pozitiv në Gjilan, atëherë gjasat janë që Gjilani të jetë në barazh. Ndërsa Ballkani duhet që të mos gabojë, gjë që këto ndeshjet e fundit nuk ka bërë lojëra të mira. Dhe për fund unë mendoj që kjo javë ka me qenë decizive për me e pa se kush do të mbetet në barazh”, ka përfunduar Erdin Hashani.

Image

(Kosova Sot Online)