Mourinho ka një nofkë të re për Messin pas ndeshjes me Liverpoolin

  • 02 May 2019 - 20:19
Mourinho ka një nofkë të re për Messin pas ndeshjes me Liverpoolin

Ish-menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, vlerësoi Lionel Messin si ‘Zotin e Futbollit’ pas fitores 3-0 të Barcelonës ndaj Liverpoolit.

Messi shënoi dy herë në gjysmën e dytë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Camp Nou, pasi Barca mundi Liverpoolin me të njëjtën pikë që e mposhtën Unitedin në pjesën e dytë të çerekfinales.

Mourinho poashtu përgëzoi Liverpoolin për ‘trimërinë’ e tyre në Barcelonë, ku Sadio Mane kishte një shans të shkëlqyeshëm dhe poashtu një rast mjaft i mirë për Salah që goditi traversën. Liverpool madje në disa momente kishte më shumë posedim sesa Barca.

“Liverpooli ishte i guximshëm në paraqitje,” tha Mourinho për Russia Today. “Unë nuk mendoj se në 20 vitet e fundit ka pasur shumë skuadra në Ligën e Kampionëve që mundën Barcelonën në posedim të topit.

“Zoti i Futbollit e bëri atë krejtësisht ndryshe. Natyrisht [Barca] ka një ekip të mirë, lojtarë fenomenalë, por ai lojtar është absolutisht i pabesueshëm.

“Liverpooli meritoi shumë më tepër se humbja 3-0, por në dy kornerët e fundit të lojës mund të bëhej rezultati 4-0 ose 5-0, sepse loja ishte thyer dhe pastaj ata nuk mund të përballonin. Pyetja është cfarë Barcelone do të kemi kur Messi vendos t’i thotë lamtumirë ekipit?!” deklaroi Mou.

(Kosova Sot Online)