I famshëm për “tradhtinë”, Figo zbulon: “Nuk kam dyshime, Real Madrid e do me çdo kusht!”

  • 02 May 2019 - 20:28
I famshëm për “tradhtinë”, Figo zbulon: “Nuk kam dyshime, Real Madrid e do me çdo kusht!”

 

Në kuadër të një aktiviteti publik të UEFA-s, legjenda e Portugalisë, po aq i famshëm për “tradhtinë” ndaj Barcelonës kur u transferua te Real Madrid, e po ashtu për transferimin te Inter, Luis Figo, ka folur së fundmi në lidhje me të ardhmen e Neymar, objektiv i mundshëm i Real Madrid.

“Neymar tashmë është 27 vjeç dhe normalisht nuk ka nevojë për këshilla. Është një vendim totalisht personal, por besoj se nëse dikush vendos të ndryshojë e bën sepse kërkon më të mirën, si në terma ekonomikë, ashtu edhe në ato profesionalë”, komentoi Figo.

“Personalisht nuk kam dyshime mbi faktin se Real Madrid dëshiron të ketë Neymar me çdo kusht, dhe besoj se nga kënvështrimi i tij, të paktën në terma prestigji, do të ishte një ndryshim pozitiv”, deklaroi ndër të tjera legjenda portugeze, Luis Figo.

(Kosova Sot Online)