Xavi: Ky është viti i fundit si lojtar, karrierën do ta vazhdoj si menaxher

  • 02 May 2019 - 21:14
Xavi: Ky është viti i fundit si lojtar, karrierën do ta vazhdoj si menaxher

 

Xavi Hernandez e ka njoftuar pensionimin nga futbolli në një artikull të dërguar nga Doha, ku i ka zbuluar planet e tij për t’u bërë një menaxher. Ai ka thënë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në klub.

“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por unë pres që të shoh se çfarë ka të ardhme për mua si menaxher”. Xavi, si kapiten i Al Sadd . (Photo by Neville Hopwood/Getty Images for Qatar 2022)

Ai e ka fituar kampionatin në Katar këtë vit.

Image

“Filozofia ime si menaxher reflekton stilin që e kemi zhvilluar për shumë vite nën ndikimin e Johan Cruyff dhe La Masias dhe eksponenti kryesor i tij është në mënyrën që Barcelona luan”.

“I dua ekipet që marrin iniciativën në fushë, që sulmojnë” .

Në letrën që ai i dërgoi shtypit, thuhet, “Futbolli është një mjet i madh për t’i bashkuar njerëzit dhe për të ndryshuar jetën për të mirë.”

Xavi tani është 39 vjeç dhe ka luajtur 769 herë për Barcelonën, përpara se të transferohej në Katar në vitin 2015.

Ai ka fituar tetë tituj në LaLiga, tre Kupë të Mbretit dhe katër Liga të Kampionëve. Ai është gjithashtu një fitues i Kupës së Botës dhe dy herë i Kupës Evropiane me Spanjën.

(Kosova Sot Online)