Schalke 04 emëron ish-trajnerin e Premier League

  • 02 May 2019 - 22:35
Schalke 04 emëron ish-trajnerin e Premier League

Ish-trajneri i Huddersfield David Wagner ka arritur marrëveshjen me Schalke 04. Kishte ditë që përflitej për emërimin e gjermanit te klubi i Bundesliga-s që ka zhvilluar një tjetër sezon të dobët.

Tashmë mesa duket është vendosur, Sky Sport e quan të mbyllur dhe ai pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Wagner është larguar nga Huddersfield gjatë fazës së parë të sezonit një vit pasi e ngjiti klubin në Premier League.

Image

(Kosova Sot Online)