Bakayoko u kërkon falje shokëve të skuadrës

  • 02 May 2019 - 23:39
Bakayoko u kërkon falje shokëve të skuadrës

Ka filluar ditën e sotme grumbullimi i skuadrës së Milanit, që do të zgjasë deri të hënën në mbrëmje, pasi të ketë përfunduar ndeshja me Bolognën në “San Siro”.

Teksa të gjithë lojtarët mbërritën në Milanello, të përgatitur për të qëndruar gjatë aty, seanca stërvitore nisi me një ndjesë nga ana e mesfushorit francez Milanello, para shokëve të skuadrës.

Kjo pasi mesfushori francez u paraqit rreth një orë me vonesë në stërvitjen e djeshme, duke provokuar irritimin e Gattusos, që më pas vendosi të dënojë skuadrën, duke e mbyllur në qendrën stërvitore deri të dielën. 

Shkak sipas francezit, ishte bërë se kishte harruar makinën pa benzinë dhe e kishte lënë karburanti në rrugë, por klubi kuqezi e gjobiti Bakayoko me rreth 90 mijë euro për vonesën në seancën stërvitore.

Gjatë ditës së sotme, kur Bakayoko u kërkoi ndjesë shokëve të skuadrës, i pranishëm ishte edhe Leonardo, ndërsa gjesti i francezit u vlerësua shumë nga trajneri Gattuso, që pritet të harrojë shpejt vonesën e tij në stërvitje.

(Kosova Sot Online)