“Çdo vit flisni për largimin tim, por do të qëndroj”

  • 02 May 2019 - 23:49
“Çdo vit flisni për largimin tim, por do të qëndroj”

Massimiliano Allegri ka dalë të enjten para gazetarëve, ku ka folur në prag të derbit të Torinos, që është programuar të luhet të premten mbrëma.

Tekniku i Juventusit është pyetur sërish për të ardhmen e tij, por ka ngulmuar se do të vijojë punën në stolin bardhezi, për vitin e 6 radhazi, pasi beson te projekti i klubit.

“Shumë shpejt do të ulem me presidentin për të programuar sezonin e ardhshëm. Çdo vit në këtë periudhë flitet për largimin tim, por ja që plotësova 5 sezone këtu dhe tani kam vendosur të rri edhe një të 6, pasi besoj te projekti i klubit”, tha tekniku bardhezi. 

Më pas Allegri foli edhe për sfidën ndaj Torinos, një kundërshtar që po luan për objektivin madhor, renditjen në zonën Champions, ndryshe nga bardhezinjtë që kanë mbyllur llogaritë me kampionatin.

“Ndaj tyre nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi kanë një objektiv madhor përpara dhe janë maksimalisht për motivuar. Duhet të bëjmë një garë të madhe, të jemi solidë dhe të fortë, pasi ndryshe mund të komplikojmë punën”, tha Allegri.

(Kosova Sot Online)