Plani B i Real Madridit në vend të Pogbës, Van de Beek

  • 03 May 2019 - 10:59
Plani B i Real Madridit në vend të Pogbës, Van de Beek

Real Madridi dëshiron ta transferojë Donny Van de Beekun e Ajaxit gjatë afatit kalimtar të verës, nëse nuk arrin ta transerojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogbën.

Ajaxi ka qenë njëra ndër surprizat më të mëdha këtë sezon, pas i eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në Ligën e Kampionëve, si dhe e mposhti Tottenhamin në ndeshjen e parë gjysmëfinale, që u zhvillua të mërkurën në Londër.

Tani që Frenkie de Jongu tashmë ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Barcelonës në fund të sezonit, Matthijs de Ligt ka qenë në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane. Megjithatë, edhe paraqitjet e lojtarëve të tjerë u kanë bërë përshtypje klubeve të tjera.

Dusan Tadic, Hakim Ziyech dhe veçanërisht Donny van de Beek u kanë bërë më së shumti përshtypje gjigantëve të Evropës. Saktësia e të fundit para portës i ka bërë përshtypje Real Madridit.

Van de Bekk është dëshmuar të jetë lojtar i nivelit më të lartë dhe “Los Blancos” janë duke e vëzhguar situatën e tij në Ajax, pasi që konsiderojnë atë si opsion të mirë për ta përforcuar repartin e mesfushës.

Sipas Marcas, është e qartë që opsioni i preferuar i Zinedine Zidanit për mesfushë është Paul Pogba, mirëpo drejtuesit në Santiago Bernabeu preferojnë të kenë edhe opsione të tjera, pasi që madrilenët s’do ta kenë të lehtë t’ia marrin Pogbën Manchester Unitedit.

Edhe Paris Saint-Germaini është i interesuar për Van de Beekun, kështu që “Los Blancos” do të detyrohet të shpenzojë edhe më shumë para për t’i siguruar shërbimet e tij. Van De Beeku besohet se kushton rreth 60 milionë euro.

(Kosova Sot Online)