Paqe me Frankfurtin në Gjermani por Chelsea vendos një rekord

  • 03 May 2019 - 11:30
Paqe me Frankfurtin në Gjermani por Chelsea vendos një rekord

Tifozët e Chelseat  ndoshta duhet t’i kërkojnë falje Mauricio Sarrit për shumë gjëra, aq më tepër nëse italiani arrin që t’i kualifikojë në finale “blutë” e Londrës dhe për më tepër t’i dhurojë trofeun e dytë për nga rëndësia të Europës.

Por ndërkohë, barazimi i djeshëm 1-1 kundër Frankfurtit, në “Commerzbank-Arena”, i jep një avantazh të vogël për ndeshjen e kthimit, ndërsa Çelsi vendos një rekord absolut të kompeticionit: skuadra e Sarrit nuk njeh humbje prej 16 ndeshjesh radhazi, duke thyer rekordin e Atletikos së Madridit në sezonin 2011-2012.

 

NDESHJA – Atmosfera që tifozët e Frankfurtit kishin përgatitur për miqtë nga Anglia ishte vërtet e frikshme. E gjithë kjo tkurri jo pak Çelsin deri në gjysmën e pjesës së parë, madje i pa ata që të kalojnë në disavantazh, falë golit të të përhershmit Joviç. Në minutën e 23- të, sulmuesi serb arriti të gjejë me kokë, me një kombinim spektakolar shtyllën më të largët. Ky gol zgjon “blutë” e Londrës që hidhen menjëherë në sulm për barazimin dhe nisin të ofrojnë futbollin e tyre sulmues, por nëse Uillian dhe LoftusÇik i shkojnë fare pranë, pak sekonda nga fundi, Pedro do të korrigjojë shënjestrën me një të majtë precize dhe dërgon ekipin e tij në barazim 1-1 në tunel.

Në pjesë e dytë topin e ka gjithmonë në kontroll Çelsi dhe rastet nuk mungojnë, por sfera duket se nuk kërkon që të përfundojë në rrjetë. Në të 60-ën David Luiz shkund traversën me një goditje dënimi, por mbrojtësi brazilian, në versionin bomber i shkon shumë pranë avantazhit edhe në dy raste të tjera. Goli duket i mallkuar, por në fund të ndeshjes, duke qenë se ishin të lëshuar të gjithë drejt portës së Frankfurtit, të zotët e shtëpisë nuk fitojnë vetëm për çështje milimetrash, duke qenë se në kundërsulmin e dytë të vërtetë të tyre, asisti i Da Kostës për Paciencan nuk arrihet nga ky i fundit për vetëm një fraksion sekonde, me portën thuajse të boshatisur. Tani, për kualifikimin do të pritet ndeshje e kthimit, në “Stamford Bridge.

(Kosova Sot Online)