Baloteli drejt Seria A, shok skuadre me mesfushorin e kombëtares

  • 03 May 2019 - 11:54
Baloteli drejt Seria A, shok skuadre me mesfushorin e kombëtares

Mario Baloteli duket se është pranë një rikthimi në Itali pas aventurës franceze. Sulmuesi, sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, me shumë gjasa do të jetë në “orbitën” e ekipit të sapongjitur në Seria A, Breshia.

Këta të fundit pritet të bëjnë një merkato me emra të rëndësishëm. Aktualisht Baloteli ka një kontratë me Marsejën, ku përfiton 5.4 milionë euro, çka është problemi për këtë lëvizje. Kujtojmë se te Breshia luan edhe mesfushori shqiptar i kombëtares sonë, Emanuele Ndoj.

(Kosova Sot Online)