“Jemi i vetmi ekip që nuk pësoi nga Frankfurti”, flet Spaleti: Fotot e nxehta të Ikardit…

  • 03 May 2019 - 13:25
“Jemi i vetmi ekip që nuk pësoi nga Frankfurti”, flet Spaleti: Fotot e nxehta të Ikardit…

Interi ditën e nesërme do të luajë kundër Udinezes, në një ndeshje që nëse zikaltrit do të marrin trepikëshin, do të jenë me njërën këmbë të kualifikuar për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Në konferencën përshtyp, që doli sot, Spaleti foli për ndeshjen dhe komentoi fotot hot të Ikardi me partneren e tij.

Ikardi dhe fotot hot? “Këtu në grumbullim dhe në stërvitje ai vjen i veshur siç është zakoni tek Interi, në mënyrë korrekte. Jëta e tij private s’më intereson shumë”. 

Mbrojtja? “Duhet të përgëzoi atë që po bën. Asnjë nuk e përmend që jemi e vetmja skuadër që nuk pësoi gol nga Frakfurti në Gjermani dhe në Euroë. Kështu që mund të themi se kemi bërë një punë të mirë”.

Udineze? “Do të jetë një sfidë e vështirë dhe për vendet e Championsit janë gjashtë skuadra në garë. Tudor i ka mbledhur ata dhe janë duke luftuar shumë fortë për mbijetesën”.

(Kosova Sot Online)