Rrëfimi i Ronaldos dhe e ardhmja: Mbyllja e karrierës te Barcelona? Kam qenë disa herë

  • 03 May 2019 - 13:27
Rrëfimi i Ronaldos dhe e ardhmja: Mbyllja e karrierës te Barcelona? Kam qenë disa herë

Kristiano Ronaldo nuk ndalet së provuari aventura dhe duket se ka menduar diçka edhe në të ardhmen pasi të ketë varur këpucët në gozhdë.

Sulmuesi portugez pranon se mund të vazhdojë rrugën e trajningut në një të ardhme, ndërkohë që ka folur edhe për karrierën e tij, Realin, Juventusin dhe… Barcelonën.

Në një intervistë për ‘El Pais’, Ronaldo ka pranuar se është presion i madh të mundohesh për të treguar çdo ditë se je më i miri duke shtuar se futbolli është një pasion. Ai ka folur në lidhje me mundësinë për të mbyllu një ditë karrierën te Barcelona, duke e refuzuar në njëfarë mënyre. 

“Ndonjëherë është e mërzitshme dhe e lodhshme që t’u tregoj të gjithë më të mirën. Duhet ta provosh për të gjithë dhe jo vetëm për vete, për familjen, nënën, fëmijët dhe të gjithë i bën aktivë pasi duhet të stërvitesh por ka edhe kohë kur duhet të jesh i vetëm.

Futbolli është një mision te i cili duhet të fitosh terren, të fitosh ndeshjen dhe gjithmonë të përmirësohesh. Shpesh herë mendoj driblimet në fushë po ka shumë gjykime dhe kur je 33-34 vjeç, njerëzit mendojnë se duhet të tërhiqesh. Unë nuk jam robot, jam një njeri megjithëse të gjithë m shohin sikur nuk kam asnjë problem dhe që nuk jam kurrë i mërzitur. 

A do ta mbyllja karrierën te Barcelona? Kam qenë shpesh herë atje dhe kam kuptuar se nuk është një skuadër për mua. Nuk më duan tifozët dhe gjithçka është vetëm një çështje rivaliteti dhe asgjë më shumë”, tha mes të tjerash Ronaldo.

(Kosova Sot Online)