Ronaldo feston interesant kur djali i shënon gol

  • 03 May 2019 - 13:28
Ronaldo feston interesant kur djali i shënon gol

Cristiano Ronaldo e ka publikuar një video të djalit të tij dyvjeçar, Mateo, i cili e shënoi një gol në oborrin e shtëpisë së tyre.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo e feston golin e djalit të tij duke e kapur atë dhe duke u shtrirë në tokë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Dashuria për futbollin në familjen e Ronaldos nuk shfaqet vetëm te këta dy. Edhe djali i madh i porguezit, Cristiano Ronaldo Junior, njihet si tifoz i madh i këtij sporti dhe ai shkëlqen me ekipin e fëmijëve të Juventusit në çdo ndeshje.

Së fundi, Cristiano Ronaldo Junior i shënoi 12 gola në dy ndeshjet për Juventusit, që po garonte në një turne në Madeira, vendlindjen e Cristiano Ronaldos në Portugali.

Tetë-vjeçari i shënoi shtatë gola në ndeshjen e parë, e cila përfundoi me rezultat 25:0 kundër Maritimos, dhe pesë gola të tjera në ndeshjen e dytë, kundër Kamachit, që përfundoi me rezultat 15:1.

Ronaldo ka bërë të ditur se djali i tij i madh i ngjason atij shumë, pasi që edhe ai e urren të humbasë. Madje në një intervistë, Ronaldo ka bërë të ditur se i biri i kishte thënë se do të bëhej më i mirë se ai, e ky ia kishte kthyer duke i thënë se do ta kishte shumë të vështirë ta arrinte një gjë të tillë.

“Atij i pëlqen shumë të garojë, nuk i pëlqen të humbasë dhe do të bëhet si unë, jam 100 për qind i sigurt për këtë gjë. Do t’ia mësoj atij disa gjëra, por ai do ta zgjedhë vetë rrugën e tij. Unë do ta mbështes për çfarëdo”, ishte shprehur Ronaldo.

(Kosova Sot Online)