Kampioni i Premierligës mund të shpallet me një ndeshje play-offi

  • 03 May 2019 - 13:38
Kampioni i Premierligës mund të shpallet me një ndeshje play-offi

Kampioni i këtij sezoni të Premierligës mund të mos vendoset edhe pasi të përfundojnë 38 ndeshjet e këtij sezoni. Nëse Manchester City dhe Liverpooli përfundojnë me baras pikë, baras goldallim dhe baras gola të shënuara, kampioni do të shpallet përmes një ndeshje play-offi, si finale.Manchester City është aktualisht lider i tabelës së Premierligës me një pikë më shumë sesa Liverpooli, si dhe ka rekord më të mirë goldallimi në diferencë prej vetëm katër gola.

Për këtë arsye, kampioni i Anglisë mund të mos shpallet edhe pasi të përfundojnë dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Edhe pse kjo gjë nuk tingëllon shumë e mundshme, skenarët e mëposhtme do t’i detyronin Liverpoolin dhe Manchester Cityn ta zhvillojnë edhe një ndeshje mes tyre për t’u shpallur kampion:

1. Liverpooli fiton 5:0 dhe humb 2:1; Manchester City i barazon dy ndeshjet 0:0

2. Liverpooli fiton 4:0 dhe barazon 3:3; Manchester City fiton 1:0 dhe humb 1:0

3. Liverpooli i barazon dy ndeshjet 3:3; Manchester City barazon 0:0 dhe humb 4:0

4. Liverpooli barazon 3:3 dhe humb 4:3; Manchester City humb 3:0 dhe humb 2:0

Nëse një gjë e tillë ndodh, Manchester City do të jetë protagonist në një tjetër triumf tejet dramatik në Premierligë, pas fitores dramatike të sezonit 2012, kur një gol i vonë i Sergio Agueros ia rrëmbeu titullin Manchester Unitedin. 

(Kosova Sot Online)