FIFA dëshiron të krijojë bankë për të kontrolluar paratë e transferimeve të lojtarëve

  • 03 May 2019 - 13:55
FIFA dëshiron të krijojë bankë për të kontrolluar paratë e transferimeve të lojtarëve

FIFA planifikon të krijojë një bankë përmes së cilës do të bëhen të gjitha pagesat e transferimit të lojtarëve.

Organi qeverisës i futbollit botëror vlerëson se në çdo sezon nuk u paguhen klubeve rreth 50 milionë euro në tarifa trajnimi që lojtarët kanë shpenzuar kohë në mes të moshës 12-23 vjeçare dhe duan transparencë më të madhe.

FIFA do të krijojë një dhomë kontrolli që do të shohë të gjitha pagesat që kalojnë përmes saj dhe ata do të jenë përgjegjës për shpërndarjen e parave për secilin përfitues.

Gianni Infantino ka porositur një numër studimesh që tregojnë se këto tarifa të trajnimit shpesh neglizhohen. Ata gjithashtu planifikojnë të ulin në numrin e transferimeve të bëra, me Chelsan duke qenë një rast studimi pasi kanë 53 lojtarë në huazim dhe ka një klub që ka deri në 100 futbollistë në listën e pagave. 

(Kosova Sot Online)