Arsyeja pse “vallëzoi” kundërshtari i Florian Markut në ring

  • 03 May 2019 - 14:01
Arsyeja pse “vallëzoi” kundërshtari i Florian Markut në ring

Florian Marku në rundin e dytë të meçit të tij me sllovakun Ivan Godor kishte shënuar fitore me ndërprerje, pasi tri herë paraprakisht e kishte rrëzuar në nokdaun kundërshtarin.

Për Markun kjo kishte qenë fitorja dytë në boksin profesionist, pas së cilës kishte shënuar fitore edhe ndaj çekut Marsalek.

Mirëpo, nëse shihen pamje te këtij meçi të zhvilluar para disa ditëve, shihet se Godor gati po tentonte të “vallëzonte” në ring. 

Në fakt, pasi gjyqtari e ndërpreu meçin, Godor po tentonte të dëshmonte se nuk është i tronditur nga goditjet dhe se mund të vazhdojë të boksojë.

Këtë e bëri duke ngritur këmbën e djathtë dhe duke u bërë gati “t’ia hedhë valles”, por gjyqtari nuk kishte gjasë ta kthejë vendimin e tij dhe Marku fitoi me TKO.

(Kosova Sot Online)