Mourinho për Messin: “Është zot i futbollit”

  • 03 May 2019 - 16:42
Mourinho për Messin: “Është zot i futbollit”

Çdo ditë e më shumë, ata që dikur rezistonin, po e njohin më mirë Leo Messin.

10-shi magjik i Barçës ka fituar dashurinë e të gjithëve sezon pas sezoni, duke bërë të pamundurën të mundur dhe duke thyer rekord pas rekordi.

Ai shkëlqeu të mërkurën në Ligën e Kampionëve, duke shënuar 2 gola në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Liverpoolit.

Natyrisht, si miliona të tjerë, edhe Jose Mourinho e ka shikuar atë ndeshje dhe e ka lavdëruar argjentinasin, edhe pse dikur e kishte rival sa ishte te Madridi dhe për të, më i miri në botë, ishte vetëm Cristiano Ronaldo.

Tani, trajneri portugez e ka kuptuar madhështinë e Leos dhe pa hezituar fare ka thënë se ai është “zot i futbollit”.

“Zoti i futbollit (Messi) e bëri diferencën”, tha Mourinho për triumfin e Barçës 3-0 ndaj Liverpoolit, shkruan “El Chiringuito de Jugones”.

“Natyrisht, Barcelona ka një ekip të mirë, lojtarë fenomenal, por ky futbollist (Leo Messi) është i jashtëzakonshëm”, deklaroi ish-trajneri i Manchester United.

Messi duke festuar me shokë golin për 2-0 kundër Liverpoolit dhe të parin personal në atë mbrëmje

Messi po shijon një tjetër sezon magjik.

Image

Pas 46 ndeshjeve në të gjitha garat, ai ka shënuar 48 gola dhe ka dhuruar 22 asiste.

Leo është afër që të kap shifrën e 50 e më shumë gola në një sezon për herë të gjashtë në karrierë.

Më së shumti gola në një sezon 31-vjeçari ka shënuar në sezonin 2011/12, 73 në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)