Guardiola tek Juventus? Hidhen poshtë të gjitha mundësitë

  • 03 May 2019 - 17:01
Guardiola tek Juventus? Hidhen poshtë të gjitha mundësitë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duket se nuk do të largohet në drejtim të Juventus.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Noel Gallagher, i cili me shaka ka thënë se nuk do ta lejonte asnjëherë një gjë të tillë.

Arritja e Guardiolas në “Etihad’ e ka kthyer Manchester Cityn në një prej skuadrave më të mira në Evropë dhe me futbollin më atraktiv.

Por, së fundmi raportohet se trajneri spanjoll mund të largohet në drejtim të Serie A, për të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë, Juventus.

Pas këtyre zërave, Gallager (kitarist) i cili është tifoz i Man City, ka thënë se nuk pret që një gjë e tillë të ndodh.

“Guardiola tek Juventus? Nuk do të ndodh kurrë. Nuk do ta pranoj” ka thënë Gallagher me një dozë shakaje, transmeton lajmi.net.

Guardiola është afër që të fitojë të paktën tre trofe me skuadrën e tij këtë edicion, duke mbetur vetëm jashtë garës së Ligës së Kampionëve, ku u eliminua nga Tottenham Hotspur.

(Kosova Sot Online)