Ja cili ekip do të bëjë ofertë për Asension..

  • 03 May 2019 - 17:33
Ja cili ekip do të bëjë ofertë për Asension..

Marco Asensio nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion te Real Madridi.

Sulmuesi i talentuar spanjoll ka hasur në vështirësi dhe nuk ka më besimin e plot të trajnerit Zinedine Zidane.

Liverpooli është skuadra që ka shprehur më së shumti interesim për transferimin e sulmuesit anësorë.

The Reds janë gati që të ofrojnë 65 milionë euro në drejtim të Real Madridit për ta transferuar Asension në Anfield.

Image

Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin dhe dëshiron ta ketë atë nën urdhrat e tij.

Por gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij.

Për ta transferuar reprezentuesin spanjoll, Liverpool duhet ta mposht konkurrencën e Bayernit dhe Manchester Unitedit që gjithashtu e duan lojtarin.

(Kosova Sot Online)